Navigieren auf Stadt Bern

Benutzerspezifische Werkzeuge

Content navigation

Shëndeti

Si funksionon sistemi shëndetësor në Zvicër? Po kërkoni një kompani sigurimesh shëndetësore? Keni nevojë për mbështetje financiare për të paguar sigurimin shëndetësor? Dëshironi të gjeni një mjek që flet gjuhën tuaj? Në këtë faqe do të gjeni informacione mbi këto tema.

Informata të përgjithshme mbi shëndetin dhe sistemin shëndetësor zviceran

Si funksionon sistemi shëndetësor zviceran?

Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) shpjegon sistemin shëndetësor në shumë gjuhë

Ku mund të gjej informatat më të rëndësishme për shëndetin?

  • Kantoni i Bernit ofron informata mbi këtë temë në Hallo-bern.ch.
  • Berner Gesundheit (gjer.,frg.) ofron informata dhe këshilla për tema të ndryshme si masat parandaluese, varësia, shëndeti seksual dhe stresi.
  •  Informatat shëndetësore nga Kryqi i Kuq Zviceran në shumë gjuhë i gjeni në migesplus.ch.

Sigurimet shëndetësore dhe kompanitë e sigurimit

Si dhe ku mund të sigurojë shëndetin?

Si mund të gjej një sigurim shëndetësor të volitshëm?

A kam nevojë për sigurim në rast aksidenti?

  • Nëse punoni të paktën 8 orë në javë me pagesë, punëdhënësi juaj do të organizojë sigurimin në rast aksidenti. Nëse nuk keni një punë me pagesë ose punoni më pak se 8 orë në javë, duhet të bëni vetë sigurimin në rast aksidenti. Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG do t'iu informojë për këtë. (gjer., frg., it., angl.)

Si mund të marr zbritje për sigurimin shëndetësor (zbritje të primit, Prämienverbilligung)?

Ndihma mjekësore dhe urgjenca

Ku mund të gjej një mjek familjar apo një pediatër?

  • doktorfmh.ch mund të gjeni mjek që flet gjuhën tuaj. (gjer., frg.,it., angl.)
  • Keni një vizitë te mjeku dhe keni nevojë për përkthim? Ka përkthyes ndërkulturorë. Më shumë informata për zyrat ndërmjetësuese në kantonin e Bernit i gjeni në faqen e internetit të Interpret. (gjer.)

Kush do të më ndihmojë në një urgjencë mjekësore?

  • Numrat më të rëndësishëm të urgjencës mund t'i gjeni në faqen e internetit të qytetit të Bernit. (gjer.)

Shërbimet shëndetësore në qytetin e Bernit

Çfarë shërbimesh mbështetëse ekzistojnë për të moshuarit në moshën e pensionimit?

Çfarë shërbimesh mjekësore ofrojnë shkollat?

Weitere Informationen.

Fusszeile