Navigieren auf Stadt Bern

Benutzerspezifische Werkzeuge

Content navigation

Fëmijët dhe Familja

Jeni duke kërkuar një përson për t’u kujdesur për fëmijët? Çfarë ofertash ka në qytetin e Bernit për fëmijët dhe familjet? Në këtë faqe do të gjeni informata mbi këto tema. Kujdesi për fëmijët

Kinderbetreuung

Çfarë mundësish për kujdesin ndaj fëmijëve ka për fëmiun tim?

  • Ka mundësi të ndryshme për kujdesin e fëmijëve: qendrat e kujdesit ditor (Kitas) për fëmijët e vegjël, kujdesi ditor dhe pushimi për fëmijët e shkollës (Tagesbetreuung und Ferienbetreuung für Schulkinder), familjet e kujdesit ditor për fëmijët e të gjitha moshave (Tagesfamilien). Më shume informata gjeni në faqen e internetit të qytetit të Bernit (gjer.).

Si të gjej një çerdhe afër meje?

  • Me ndihmën e portalit kantonal do të gjeni ofertën e duhur në zonën tuaj të banimit. (gjer., frg.)

Shëndeti

Ku mund të gjej një pediatër?

  • doktorfmh.ch mund të gjeni një mjek që flet gjuhën tuaj. (gjer., frg., it., angl.)
  • A keni një vizitë te mjeku dhe keni nevojë për përkthim? Ka përkthyes ndërkulturorë. Më shume informata për zyrat ndëermjetësuese në kantonin e Bernit gjeni në faqen e internetit të Interpret. (gjer.)

Këshilla dhe Përkujdesi

Ku mund të gjej këshilla për familjet dhe prindërit?

  • më shumë informata për ofertat e përkujdesit për fëmijë dhe familje gjeni në faqen e internetit të Kantonit të Bernit. (gjer., frg.)
  • Këshillimi për nënat dhe baballarërt ë (Mütter- und Väterberatung) për prindërit e fëmijëve nga mosha 0 deri në 5 vjeç ofron këshillim dhe kurse individuale dhe grupore. (gjer., frg.)
  • Në faqen e internetit të qytetit të Bernit, do të gjeni një listë me qendra këshillimi që do t'ju mbështesin me pyetje rreth partneritetit, familjes, edukimit, llojeve të familjeve si dhe mbështetje në rastet urgjente. (gjer.)

 

Sporti dhe ushtrimet

Sporti dhe ushtrimet janë të shëndetshme. Sidomos për fëmijët. Por edhe për femrat dhe meshkujt e rritur. Ka shumë oferta në Bernë. Shumë prej tyre nuk kushtojnë asgjë ose shumë pak. Mësoni më shumë në faqen e internetit të departamentit të sportit (Sportamt). Ose na telefononi. Ne jemi këtu për t`iu ndihmuar! Tel 031 321 67 40 (Gjermanisht)

Informata të mëtejshme

  • Kjo fletëpalosje nga qyteti i Bernit (PDF, 159.7 KB) përmban këshilla të dobishme në shumë gjuhë për prindërit shumëgjuhësh.
  • Ofertat për familje mund t'i gjeni në faqen e internetit të qytetit të Bernit. (gjer.)
  • Kantoni i Bernit ofron informata të mëtejshme mbi këtë temë në Hallo-bern.ch. Kjo përfshin informata mbi të drejtat dhe detyrimet e prindërve, konfliktet dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Weitere Informationen.

Fusszeile