Navigieren auf Stadt Bern

Benutzerspezifische Werkzeuge

Content navigation

Puna dhe karriera

Jeni duke kërkuar punë? Dëshironi të bëni trajnime të mëtejshme? Në këtë faqe mund të gjeni informata rreth temes së punës, kërkimit të punës dhe shkollimit të mëtejshëm.

A mund të punoj me lejen time të qëndrimit?

  • Kantoni i Bernit jep informata mbi këtë temë në Hallo-Bern.ch.
  • Përgjigjet për pyetjet më të shpeshta në lidhje me lejet e qëndrimit B, C, L, F, N dhe lejet e tjera të qëndrimit do t'i gjeni në faqen e internetit të Sekretariatit Shtetëror për Migrim SEM (Staatssekretariat für Migration). (gjer.,ang.,frg., it.)

Si mund të mësoj për vendet e lira të punës?

  • Informatat për kërkimin e një pune dhe temën e punësimit në Zvicër i gjeni në
  • Berufsberatung.ch. (gjer.,ang.,frg., it.)

  • Vende të lira pune mund të gjeni në internet si dhe në faqet e internetit të punëdhënësve. Këtu janë disa shembuj të portaleve të punës:

 

Kush më ndihmon të kërkoj punë?

  • Qendra e këshillimit dhe informimit  për karrierën e Kantonit të Bernit (Berufsberatungs- und Informationszentren des Kantons Bern (BIZ-Bern)  jep këshilla në çështjet lidhur me punë, studime dhe karrierë. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të BIZ Bern. (gjer., frg.)
  • Departamenti për migrim jep këshilla në disa gjuhë mbi temën e punës. Informatat në gjermanisht mund t’i gjeni në faqen e internetit të isa.
  • Qyteti i Bernit ka një program rrjeti profesional për migrantë të kualifikuar. Quhet Bernetz. Informatat mund t’i gjeni në faqen e internetit të Bernetz. (gjer.)
  • Organizatat HEKS Brot für alle (HEKS) dhe cfd ofrojnë programe që ndihmojnë migrantët e kualifikuar të gjejnë një punë. Informatat në gjermanisht i gjeni në faqen e internetit të HEKS si edhe të cfd. (gjer.)

Si mund të njihen diplomat e mia në Zvicër?

  • Kantoni i Bernit jep informata mbi këtë temë në Hallo-Bern.ch.
  • Përgjegjes për njohjen e diplomave të huaja në Zvicër është Sekretariati Shtetëror për Arsim, Hulumtim dhe Inovacion SBFI (Staatssekretariat für Bildung, Forschung und Innovation SBFI.  Informatat mund t’i gjeni në faqen e internetit të SBFI. (gjer.,ang.,frg., it)
  • Përgjegjës për njohjen e diplomave universitare ështe Swissuniversities. Informatat mund t’i gjeni në faqen e internetit të Swissuniversities. (gjer.,ang.,frg., it)

Si mund të filloj një biznes?

  • Informatat dhe këshilla praktike për vetëpunësim mund të gjeni në ch.ch (gjer.,ang.,frg., it, rom.)

  • Kantoni i Bernit ofron informata në lidhje me këtë temë në faqen Hallo-Bern.ch.

Ku mund të gjej një profesion, trajnim apo shkollim të mëtejshëm?

  • Informatat për shkollim, trajnime të mëtejme dhe profesionale i gjeni në berufsberatung.ch.
  • Informata rreth sistemit arsimor në Zvicër mund të gjeni në faqen tonë Shkolla dhe Arsimi.

Weitere Informationen.

Fusszeile