Navigieren auf Stadt Bern

Benutzerspezifische Werkzeuge

Content navigation

Shkolla dhe Arsimi

Si funksionon shkolla në Zvicër? Çfarë është puna sociale në shkollë? Si mund të gjej një profesion ose studim të përshtatshëm? Në këtë faqe do të gjeni informata mbi këto tema.

Sistemi arsimor

Ku të regjistroj fëmijën timnë shkollë?

  • Nëse jetoni në qytetin e Bernit, mund të regjistroni fëmijën tuaj në kopshtin e fëmijëve dhe në shkollë (klasat 1 deri në 9) tek Schulamt. (gjer.)
  • Kantoni i Bernit jep informata mbi këtë temë në hallo-bern.ch.

Si është e organizuar shkolla në qytetin e Bernit?

  • Kantoni i Bernit ofron informata mbi këtë temë në shumë gjuhë.
  • Informata mbi sistemin shkollor në qytetin e Bernit gjeni në faqen e internetit të Schulamt. (gjer.)
  • Programi mësimor i kantonit të Bernit është i përmbledhur në faqen e internetit të kantonit. (gjer.)

Fëmija im flet pak ose aspak gjermanisht. Si mund të mësojë gjermanisht?

  • "Mëso gjermanisht para kopshtit" është një ofertë mbështetjeje nga qyteti i Bernit. Kjo mbeshtetje iu drejtohet fëmijëve parashkollorë që flasin pak ose aspak gjermanisht. Informata mund të gjeni në faqen e internetit të Primano. (gjer.)
  • Qyteti i Bernit ofron kurse intensive gjuhësore për fëmijët dhe të rinjtë që flasin pak ose aspak gjermanisht. (gjer.)
  • Kantoni i Bernit ofron «Kurse Intensive Rajonale PLUS» (RIK+) për të rinjtë e moshës 13 deri në 17 vjeç. Informata të mëtejme gjeni në faqen e internetit të Amt für Kindergarten, Volksschule und Beratung (AKVB). (gjerm., frg.)

Fëmija im flet një gjuhë tjetër përveç gjermanishtes. Si mund të përmirësojë këtë gjuhë?

  • Fëmijët dhe të rinjtë që flasin gjuhë të tjera përveç gjermanishtes mund të ndjekin "Mësimet në gjuhën dhe kulturën e tyre amtare" (HSK). (gjer.,frg.) Informata të mëtejme gjeni në faqen e internetit të Zyrës për kopshtin e fëmijëve, shkollën fillore dhe këshilla Amt für Kindergarten, Volksschule und Beratung (AKVB).  (gjer., frg.)

Kam pyetje tjera lidhur me arsimin dhe shkollën. Kë mund të kontaktoj?

  • Informata rreth sistemit shkollor, kujdesit ditor dhe pushimeve, kurseve të gjermanishtes për prindër dhe fëmijë dhe shumë të tjera mund të gjenden në faqen e internetit së Zyres Arsimore Schulamt. (gjer.)
  • hallo-bern.ch gjeni informata të mëtejme mbi shkollimin dhe arsimin.
  • Në faqen e internetit të Zyres Arsimore (Schulamt) të qytetit të Bernit gjeni informata rreth punës sociale në shkollë (gjer.)

Pas shkollimit të detyrueshëm

Çfarë mundësi arsimimi ka fëmija im pas shkollës së detyruar?

Pas shkollimit të detyrueshëm, të rinjtë kanë mundësi të ndryshme arsimimi. Nëse fëmija juaj është i ri në Zvicër dhe është mbi moshën 14 vjeçe, ai mund, për shembull, të marrë pjesë në një program urëlidhës. Ofertat urëlidhëse janë për të gjithë të rinjtë që nuk kanë gjetur një arsimim profesional (zanat) pas përfundimit të shkollimit të detyrueshëm.

Nëse keni pyetje tjera per këte temë, kontaktoni Fachstelle für Migrations- und Rassismusfragen ose Isa Bern.

  • Case Management Berufsbildung (CMBB) ka një përmbledhje të ofertave lidhëse dhe i shoqëron të rinjtë në planin afatgjatë. Më shumë informata mund të gjeni në faqen e qendrës informative dhe këshillimit profsional  BIZ (Webseite BIZ Berufsberatungs- und Informationszentren). (gjer.,frg.)

Shkollat e larta, universitetet dhe njohja e diplomave:

Ku mund të gjej informata për universitetet dhe shkollat e larta në Zvicër?

Unë jam arratisur në Zvicër. A mund të studioj në një shkollë të lart?

Faqja e internetit Perspektiven – Studium ofron informata për studimin për refugjatët në Zvicër. (gjer., frg., angl.)

Çfar janë bursat dhe si mund të aplikoj për to?

Një bursë është mbështetje financiare për njerëzit që duan të shkollohen. Bursat jpen vetem për profesionin e parë (Erstausbildung) dhe vetëm personat nga BE-ja (Bashkimi Evropian) pas hyrjes në Zvicër, kurse personat nga vendet e treta vetëm pas pesë vitesh qëndrimi.

Ku mund të aplikoj për njohjen e diplomes time?

  • Kantoni i Bernit ofron informata të mëtejme mbi këtë temë në hallo-bern.ch.
  • Sekretariati Shtetëror për Arsim, Hulumtim dhe Inovacion SFBI, (Das Staatsekretariat für Bildung, Forschung und Innovation SFBI), shpjegon në faqen e vet të internetit se si mund të njihen diplomat e huaja. (gjer., frg., it., angl.)

Weitere Informationen.

Fusszeile